Aktualitet Pluhuri saharian “pushton” Shqipërinë, Lezha zona më e prekur

Pluhuri saharian “pushton” Shqipërinë, Lezha zona më e prekur

Shqipëria, por jo vetëm, është zgjuar sot e pushtuar nga një re pluhuri me origjinë nga Afrika Veriore. Për shkak të erërave të forta nga Saharaja në drejtim të veriut, e gjithë pjesa jugore e Europës pritet të mbulohet nga sasi të mëdha pluhuri. Por më intensiv problemin e ka Malta, Italia e Jugut dhe Greqia. Kjo e fundit ka përqendrimin më të madh të pluhurit.

HARTA E ZONAVE TË PREKURA

Edhe në Shqipëri, i gjithë vendi mbulohet nga pluhuri por trashësia do të jetë më e madhe në zonën e Lezhës, e më pas do të shtrihet në të gjithë bregdetin.

Çfarë është pluhuri Saharian?

Janë grimca të pezulluara në atmosferë në shkretëtirën e Saharasë dhe transportohen nga erërat në rajone të tjera. Prania e tij në atmosferë mund të shkaktojë njëfarë turbullira në qiell dhe, në disa raste, zvogëlojnë ndjeshëm dukshmërinë. Inkursionet saharane shpesh quhen smog ose thjesht pluhur ajror. Ky cikël shkaktohet nga lëkundjet e vogla të boshtit rrotullues të planetit teksa rrotullohet rreth Diellit. Këto lëkundje e ndryshojnë vendndodhjen e Musonit të Afrikës së Veriut, dhe e zhvendosin rërën e Saharasë nga një shtet në tjetrin.