Aktualitet “Plumbat nuk ishin për mua”, zbardhet dëshmia e prokurorit Ndoji

“Plumbat nuk ishin për mua”, zbardhet dëshmia e prokurorit Ndoji

Prokurori Arjan Ndoji ka dëshmuar për hetuesit nga spitali. Ai tregon se para atentatit ndodhej në një restorant duke drekuar, ndërsa mohon që të ishte ai shënjestra e atentatit.

“Teksa ndodheshim në restorant aty ka mbërritur Muharremi dhe një tjetër person Më pas, pasi qëndruam pak dhe u nisëm drejt Tiranës.

Unë isha ulur në vendin e parë, ndërsa Maloku në drejtim të makinës, ndërsa Landi Muharreni ishte pas. Nuk pikasëm ndonjë gjë të dyshimtë deri në momentin që jam qëlluar.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kam ndonjë të dyshuar. Nuk besoj që atentati ka të bëjë me mua”, ka thënë ai.

Vrasësit dyshohen me pagesë

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i një dite më parë ku mbetën të plagosur prokurori i Durrrësit Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe një person me precedentë të theksuar kriminale Landi Muharremi, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho.

Mësohet se para atentatit ka qenë duke drekuar në zonën e plazhit së bashku me shoferin dhe atje është takuar me Landi Muharremin, i njohur ndryshe si ‘i forti i Shijakut’. Pas drekës ata janë larguar përmes unazës së plazhit dhe kanë rënë në pritë në autorët pikërisht në momentin kur do dilnin në autostradë.

Vetë Ndoja ka treguar se nuk ka mundur të shohë ndonjë prej personave që i qëlloi. Deri në këto momente janë marrë një pyetje një rreth 20  persona të cilët më pas janë lë të lirë.

Pas breshërisë së tetë plumbave makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private, një ‘Benz CLS’ që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, po marrin trajtim në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.