Aktualitet “Po iki me not të pi kafe në Korfuz”, turisti i “humbur”...

“Po iki me not të pi kafe në Korfuz”, turisti i “humbur” polak bën disa milje me not, por përfundon…

Nga denoncimi për zhdukjen e tij, teksa aventura e dështuar në tentative për të përshkruar me not distancën Ksamil-Korfuz.

Historia e çuditshme vjen nga Ksamili, aty disa turistë polakë kishin vendosur të bënin disa ditë plazh.

Të hënën rreth orës 10:00 shtetasi Zbibniw Kaczorowski, 74 vjeç, iu kishte thënë grupit të miqve të tij polakë se dëshironte të pinte një kafe në Korfuz, dhe për ta arritur këtë do të përshkonte me not distancën deri atje.

Por pas shumë orësh, nga turisti nuk kishte asnjë shenjë dhe për këtë arsye drejtuesja polake e guidës, shtetasja 29-vjecare me iniciale D.R., ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e turistit, gjë e cila ka vënë në lëvizje forcat e rendit.

74-vjeçari u gjet pas shumë orësh i rraskapitur dhe në gjendje jo të mirë fizike, në ishullin e vogël të Tongos, disa kilometra larg Ksamilit.

Në fakt 74-vjeçari polak kilometrat i kishte bërë më not, por jo në drejtimin e duhur, pasi në vend që të shkonte me not në Korfuz për të pirë kafe, u gjet në Tongo, një ishull po në tokën tonë, ku nuk ka as kafe dhe lokale, pasi është një ishull i vogël i shkretuar i rrethuar nga uji.