Sport “Portierja e Iranit është burrë!” Jordania i kërkon FIFA-s të hapë një...

“Portierja e Iranit është burrë!” Jordania i kërkon FIFA-s të hapë një hetim

Zohreh Koudaei priti dy penallti në ndeshjen që kualifikoi iranianet në Kupën e Azisë 2022. Pas humbjes, Jordania ka ngritur dyshime dhe i kërkuar FIFA-s të verifikojë gjininë e numrit 1 të ekipit kundërshtar.

Ndonjëherë paraqitja e jashtme të mashtron. Kjo është ajo që shpresojnë në këtë moment në Teheran. Federata Jordaneze e Futbollit ka bërë një ankesë zyrtare, me anë të së cilës kërkon një verifikim në lidhje me gjininë e njërës prej lojtareve të Iranit, pasi skuadra e femrave humbi ndaj këtij kundërshtari. Më konkretisht, drejtuesit e Jordanisë kanë dyshime të forta për portieren iraniane, nëse ajo është vërtet femër.

Ish-presidenti i FIFA-s, princi Ali Bin Al Hussein i Jordanisë, ka bërë të ditur publikisht letrën ankimuese që federata ka paraqitur më 5 nëntor, duke e ftuar Konfederatën e Futbollit Aziatik të hetojë për lojtaren në fjalë.

“Duke marrë në konsideratë provat e paraqitura nga federata jordaneze dhe duke parë rëndësinë e kompeticionit, kërkojmë të hapet një hetim transparent nga një grup ekspertësh mjekësorë të pavarur për verifikimin e gjinisë së portieres së Iranit”, – shkruhet në letër. Zohreh Koudaei mbrojti portën Iranit, që fitoi me penallti ndaj Jordanisë. Ajo ishte vendimtare në kualifikimin për në Kupën e Azisë 2022. Koudaei është marrë në pyetje dhe është mbrojtur disa herë në gazetat iraniane në të kaluarën.

“Ankesa për gjininë e portieres sonë është vetëm një justifikim për të mos pranuar humbjen ndaj ekipit të femrave iraniane”, – deklaroi Maryam Irandoost, trajnerja e përfaqësueses së femrave të Iranit.