Kosova Prishtina me rregulla të reja: Kush nuk ka maskë dhe doreza nuk...

Prishtina me rregulla të reja: Kush nuk ka maskë dhe doreza nuk përfiton asnjë shërbim

Komuna e Prishtinës në Kosovë ka njoftuar qytetarët e saj se nuk mund të përfitojnë asnjë shërbim nëse nuk janë të pajisur me maska mbrojtëse dhe doreza.

Në njoftimin e bërë nga kryetari i saj, Shpend Ahmeti, në rrjete sociale, thuhet se kjo masë është marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit,

“Prej nesër, 7 Prill, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së #covid29, kemi marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës. Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh. Bashkë mund të tejkalojmë këtë sfidë më shpejtë dhe më lehtë! =rriN’shpi =Prishtina”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës”, shkruhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Poashtu kryetari i komunës së Prishtinë, ka urdhëruar të gjitha dyqanet e shitjes e marketet që të caktojnë një person i cili do të merret me respektimin e distancës nga klientët, si dhe të bëhet dezifentimi i të gjitha karrocave dhe shportave ushqimore.

“Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, që në baza të rregullta/vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi.