Politika Protestat në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për tre deputetët demokratë

Protestat në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për tre deputetët demokratë

Partia Socialiste do të kërkojë përjashtimin nga punime të Kuvendit për një periudhe 10 ditore të deputetëve të Partisë Demokratike, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.

Ditën e djeshme, mes tensionesh brenda dhe jashtë Kuvendit, seanca parlamentare u ndërpre nga deputetë të opozitës të cilët përdoren edhe bilbila si zhurmues, duke bllokuar edhe foltoren dhe duke sjellë debate mes palëve.

Demokratët u mblodhën para godinës së Parlamentit për të protestuar për çështjen “McGonigal” si dhe përjashtimin e 8 deputetëve të PD nga seanca plenare ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë nga Sali Berisha.