Bota Pse kinezët, ekonomia e dytë më e madhe në botë, rrezikojnë jetën...

Pse kinezët, ekonomia e dytë më e madhe në botë, rrezikojnë jetën e tyre për në Britani?

Vdekja e 39 kinezëve të gjetur në një kamion në një park industrial në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë turbulloi gjithë botën.

Paçka u bë publike në lidhje me viktimat dhe si e pse ata po transportoheshin përmes botës me një kamion frigoriferik.

Një hetim për vrasje ka nisur, Zyra e Prokurorisë Federale Belge ka çelur një hetim, ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka bërë thirrje që ata që janë përfshirë në këtë ngjarje të “kapen dhe të nxirren para drejtësisë”.

Por një pyetje ka shqetësuar shumëkënd: pse qytetarët e ekonomisë së dytë më të madhe në botë udhëtojnë vullnetarisht apo nën presion për në Mbretërinë e Bashkuar në një mënyrë të tillë?

Shifrat

Sipas Institutit të Politikave për Migracionin, gati 10 milionë e popullsisë emigrante ndërkombëtare prej 258 mln njerëzish, janë qytetarë kinezë. Kjo e bën Kinën vendin e katërt më të madh të origjinës për emigrantë ndërkombëtarë.

Shumica e tyre, gati 2.5 mln, banojnë në SHBA, ndërsa 712 mijë jetojnë në Kanada dhe 473 mijë në Australi.

Rritja e shpejtë ekonomike e vendit në dekadat e fundit sipas Institutit të Politikave për Migracionin ka zgjeruar në mënyrë dramatike “gjurmën gjeopolitike dhe ekonomike të Kinës në të gjithë botën”.

Në Mbretërinë e Bashkuar në 2018-n, për shembull, më shumë se 730 mijë viza u janë lëshuar shtetasve kinezë – 25% e totalit 2.9 milionë, me një rritje 11% krahasuar me vitin e kaluar.

Kush po emigron?

Ka një qasje që emigrantët zakonisht janë më të varfrit në një shoqëri, në kërkim të punëve që kërkojnë pak aftësi ose largohen nga terrori. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, veçanërisht për emigrantët kinezë.

“Ka një sërë nivelesh të emigrantëve nga Kina, që nga punëkërkuesit me aftësi të pakta, me aftësi të mesme dhe aftësi të larta,” është shprehur Natalia Banulescu-Bogdan, nga Instituti i Politikave për Migracionin.

“Tipikisht, emigrantët që udhëtojnë në Europë ose SHBA nuk janë më të varfrit e të varfërve – thotë ajo – sepse ata kanë nevojë për burime për të lëvizur, sido që të emigrojnë, ligjërisht ose jo”.

“Nëse do të udhëtosh përmes rrugëve ligjore, duhet të mendosh për pasaportat, taksat e vizave,” tha ajo.

“Nëse mendon të udhëtosh në mënyrë ilegale, kontrabandistët shpesh vendosin tarifa mjaft të larta dhe, më shumë se kaq, duhet të kesh njohuri dhe një rrjet mjaft të sofistikuar njerëzish jashtë vendit.”

Modelet e migrimit të të pasurve

Emigrimi i kinezëve ka shumë forma. Sipas ekspertëve, aty ku qytetarët e aftë të këtij vendi zgjedhin të jetojnë, ndryshon nga bashkatdhetarët e tyre me aftësi të ulëta.

“Nga Kina emigrojnë njerëz shumë të aftë në akademi, në sektorët e shkencës dhe teknologjisë që i shpien ata në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera me të ardhura të larta,” tha Banulescu-Bogdan. “Ata mund të shkojnë gjithashtu në Afrikë ose Europën Lindore. Ka të dhëna të ndryshme.”

Sipas Institutit të Politikave për Migracionin, 10 deri në 20% të emigrantëve nga Kina janë në Afrikë dhe bëjnë pjesë në klasa të ndryshme socioekonomike, punësimi dhe moshe, duke filluar nga diplomatët ose punëtorët e ndihmës së shpejtë deri tek punëtorët që punojnë në projekte të infrastrukturës.

Shumë të rinj kinezë studiojnë jashtë, gjithashtu. Në Mbretërinë e Bashkuar, pothuajse 100 mijë viza studimi të nivelit 4 i janë akorduar qytetarëve kinezë – deri në 13% më shumë se vitin e kaluar dhe 40% të totalit në rang global.

Ekonomisti Christian Dustmann, i Qendrës për Kërkim dhe Analizë të Migracionit me qendër në Londër (CReAM), tha që shumë studentë kinezë në Mbretërinë e Bashkuar janë nga familje të pasura. “Ata janë të gatshëm të paguajnë tarifa të larta dhe të jetojnë në qytete të shtrenjta si Londra,” u shpreh ai.

Ekonomia “e zezë” e Italisë

Sipas raportit vjetor të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për skllavërinë moderne të vitit 2018, Kina është vendi i katërt më i origjinës për viktimat e skllavërisë moderne në Mbretërinë e Bashkuar, pas vetë Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë dhe Vietnamit.

Në vitin 2017, ishin 293 viktima të mundshme të skllavërisë moderne në Mbretërinë e Bashkuar të cilat u raportuan se kishin origjinë nga Kina, tha qeveria.

Por Dustmann shtoi se numri i emigrantëve ilegalë kinezë në Mbretërinë e Bashkuar është ende i vogël krahasuar me ato në vendet e Mesdheut si Spanja dhe Italia, kryesisht sepse është më e vështirë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Sigurisht, ka emigrantë ilegalë nga Kina në të gjitha vendet europiane,” tha ai.

“Italia është një nga destinacionet më të mëdha. Ata kanë ushqyer industrinë tekstile në Itali ku punojnë me paga të ulta. Italia ka një pjesë të madhe të ekonomsë të zezëku gjen shumë emigrant nga Kina dhe Lindja e Mesme.”

Një bum ekonomik që çoi në pabarazi

Në SHBA, 1,077 shtetas kinezë u kapën nga Patrulla Kufitare në 2018, nga 2.439 në vitin 2016. Pra, pse janë kaq shumë qytetarë kinezë të gatshëm të marrin rreziqe të tilla?

Në Kinë migrimi i gjerë nga zonat rurale në ato urbane mundësoi bumin ekonomik, ndërsa reformat e pensioneve ndihmuan gjithashtu largimin e qytetarëve kinezë nga varfëria.

“Kina është zhvilluar në mënyrë tmerrësisht të shpejtë, varfëria është ulur po aq shumë, rrethanat ekonomike janë përmirësuar – nëse ekonomia do të rritet me të njëjtin ritëm, kjo është e diskutueshme,” tha Dustmann. “Gjithçka që kam parë gjatë viteve të kaluara ishte me të vërtetë pozitive, por kjo nuk do të thotë se ka pasur disa grupe që mund të kenë vuajtur më shumë se të tjerët.”

Banulescu-Bogdan tha se duke u pasuruar, Kina u bë një shoqëri më pak e barabartë.

“Mundësitë në një shtet të madh si Kina nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë”, tha ai. ”Aty mund të shohësh majën, por gjithashtu edhe njerëz në rrethana më të dëshpëruara”.

Trafikimi dhe kontrabanda

Sipas Institutit të Politikave për Migrim, qytetarët kinez kanë emigruar ndër vite për shumë arsye, përfshirë represionin politik, për politikat mbi fëmijët, dëshira për të studiuar jashtë vendit.

Por mundësitë për ta lënë vendin janë të ndryshme. “Mundësitë që janë në dispozicion nuk janë të disponueshme në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët dhe këtu ndodh edhe kontrabanda dhe trafikimi, veçanërisht me trafikimin e qenieve njerëzore,” tha Banulescu-Bogdan.

“Ne nuk e dimë akoma nëse ky ishte një operacion kontrabandë i gabuar, por është e rëndësishme të kuptojmë që nuk ka asnjë linjë të ligjshme në këtë mes.”

“Një i ri që dëshiron të gjejë mundësi punësimi jashtë vendit, për shembull, mund të angazhojë një kontrabandisti nga pika A në B, por, gjatë rrugës, marrëdhënia mund të kthehet më shtrënguese.

“Një sindikatë kriminale mund të përfitonte më shumë para nga këta persona, ose mund të ishin më shumë njerëz që shkojnë nga Kina në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk është një grup, emigrantët dërgohen. Është e mundur që disa syresh që drejtojnë udhën nuk dinë të transportojnë njerëz. Ka një gamë shumë të gjerë në terma të kriminalitetet pas këtyre lëvizjeve”.

Burimi: CNN