Sport Gazeta spanjolle e bën të sigurt: Mourinho po pret Realin

Gazeta spanjolle e bën të sigurt: Mourinho po pret Realin

Pasi refuzoi të merrte drejtimin e Borussias së Dortmundit, José Mourinho shpreson që t’i ofrohet pankina e Real Madridit. Pas eksperiencës së fundit te Manchester United, në vitin 2018, trajneri 56-vjeçar i lindur në Setubal e që gjatë kësaj kohë ka bashkëpunuar me televizione të ndryshme nga Mbretëria e Bashkuar në Rusi, “e ka vendosur tashmë se ku do të shkojë. Gjithçka është organizuar dhe vendosur.” E bën të sigurt këtë lëvizje e përditshmja spanjolle “AS”, që shkon edhe më tej. “Është vendosur edhe stafi personal i trajnerit, mungon vetëm data e fillimit të punës. Mourinho po pret Real Madridin.”

Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, interesimi për portugezin është pranuar edhe nga disa drejtues të Realit, por ka të tjetër që e mohojnë këtë. Ndërkohë, burime pranë Mourinhos konfirmojnë atë që ka shkruar AS. “Çështja nuk është nëse Mourihno do të shkojë në Madrid, por kur do të ndodhë.”