Kryesore Pse nuk është në “Foltore”? Topalli: Berisha më kërkoi ndjesë, por ndihmë...

Pse nuk është në “Foltore”? Topalli: Berisha më kërkoi ndjesë, por ndihmë s’ka kërkuar as në ’97-ën

Kishte shumë nga radhët e Partisë Demokratike, që prisnin të shihnin Jozefina Topallin krah Sali Berishës, sidomos në ndalesën e Shkodrës gjatë turit të “Foltoreve” të tij, që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD. “Qëndrimet e mia ishin aty”, tha Topalli në një intervistë për emisionin Debat në A2 CNN.

“Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt. Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm. Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha”, tha Topalli.

E pyetur nëse e mendon rikthimin në PD, e aq më tepër në krye të partisë më të madhe të opozitës, Topalli tha: “Unë nuk mund të rri në shtëpi, të shikoj nga shtëpia se çfarë po ndodh. Është një lëvizje tektonike kjo që po ndodh nga baza. Duhet të ndodhë një ngjarje që të shpërthejë gjëja”.