Bota Qindra ushtarë dhe tanke amerikane spostohen në kufi me Bjellorusinë, “është thjesht...

Qindra ushtarë dhe tanke amerikane spostohen në kufi me Bjellorusinë, “është thjesht stërvitje e madhe”

Qindra ushtarë dhe dhjetëra mjete të blinduara amerikane do të spostohen nga Polonia në Lituani, në kufi me Bjellorusinë e Lukashenkos.

Nuk është skenari i një filmi, por përgatitjet reale të një stërvitje të madhe të fuqive kryesore të NATO-s që parashikohet të fillojë ditën e sotme dhe të përfundojë pas dy muajsh.

Autoritetet ushtarake mohojnë faktin që stërvitje të ketë funksion presioni agresiv ndaj Minskut, madje thuhet se do të ketë “karakter mbrojtës”, pa asnjë referim për vendin ish-sovjetik që ndodhet në mesin e protestave pas rezultatit të zgjedhjeve.

Tanket amerikane në zonën e stërvitjes, jo larg nga kufiri bjellorus

Por disa analistë vërejnë që ka shenja edhe në drejtimin e kundërt. Fillimisht amerikanët, rreth 500 ushtarë dhe 40 mjete si tanket Bradley dhe Abrams, do t’i bashkoheshin pothuajse 1000 kolegëve që do të vijnë nga aleatë si Franca, Italia, Gjermani dhe Polonia, që sipas planeve do të marrin pjesë në stërvitjet deri në 25 shtator.

Ndërkohë, vendimi amerikan për të mbetur deri në nëntor në territorin e Lituanisë tingëllon gjithsesi si një mesazh për Lukashenkon, dhe në mënyrë akoma më të drejtpërdrejtë për Kremlinin, i gatshëm për të ndërhyrë po u përkeqësua situata në Minsk.