Kryesore Rama citon Michael Jordan: Ju pres në orën 18.00 në Sheshin Skënderbej

Rama citon Michael Jordan: Ju pres në orën 18.00 në Sheshin Skënderbej

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke cituar Michael Jordan, ish-basketbollistin e famshëm amerikan, duke qenë se dhe vetë ka luajtur dikur si i tillë.

Por më shumë se sportiv, mesazhi ka qenë politik.  “MIRËMËNGJES. Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë – Michael Jordan”, shkruan Rama, ndërsa për fitoren në zgjedhje, ai do të mbajë një fjalim sot në orën 18.00, në Sheshin Skënderbej.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores❤️”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores❤️

#PS12🌹#Fitore💪 #Kampionë

Posted by Edi Rama on Tuesday, 27 April 2021