Kryesore Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev

Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç mbërritën në Kiev, me ftesë të Presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.

Rama dhe Abazoviç do të vizitojë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Përmes rrjeteve sociale, Abazoviç ndau një foto nga mbërritja në Kiev, ndërsa shtoi se “Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainë në këtë moment të vështirë të fatkeqësisë humanitare”.

“Arritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainë në këtë moment të vështirë të fatkeqësisë humanitare”, shkruan Abazoviç.

Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e  Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.

Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.