Politika Rama nis turin nëpër auditorë? Takim i papritur tek Gjeologji-Minierat

Rama nis turin nëpër auditorë? Takim i papritur tek Gjeologji-Minierat

Kryeministri Edi Rama ka nisur rreth orës 18:00 një takim me pedagogët dhe studentët e Faklutetit të Gjeologji Minierave.

Mësohet se takimi zhvillohet pa praninë e mediave.

Ai vjen kërkesë të kryeministrit Edi Rama, të cilën e kishte paralajmëruar pak ditë më parë gjatë mbledhjes që pati me rektorë dhe dekanë të Universitetit të Tiranës.

Ky takim vjen në një kohë kur studentë nga universitet publike protestojnë prej 13 ditësh për kushte më të mira si dhe ulje të tarifave të studimit.

Studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, por kryeministri Edi Rama kërkon dialog.

Pak ditë më parë, duke iu adresuar rektorit të UT Myny Koni, Rama tha se do të niste takimet nëpër auditore për t’u përballur me problematikat e arsimit.