Kryesore Rama pret delegacionin e kongresit amerikan: Miqësia me SHBA forcohet dita-ditës

Rama pret delegacionin e kongresit amerikan: Miqësia me SHBA forcohet dita-ditës

Një delegacion me senatorë dhe kongresmenë amerikanë ka mbërritur të dielën në vendin tonë. Të hënën paradite ata u takuan me kryeministrin Edi Rama, i cili publikoi foto nga takimi në zyrën e tij, në llogarinë e tij në Facebook.

“Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkroi Rama në Facebook. Nga fotot duket se Rama i ka surprizuar ata me disa dhurata simbolike.

Pas takimit me Ramën, 3 kongresmenët, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, do të vizitojnë edhe selinë e Partisë Demokratike.

Një ditë më parë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha se ata kanë ardhur në Shqipëri “për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë”.