Politika Rama publikon zbulimin e dijetarit persian të mjekësisë: Si lindi karantina

Rama publikon zbulimin e dijetarit persian të mjekësisë: Si lindi karantina

Izolimi që po kalon pjesa më e madhe e botës këtë periudhë, duhet të jetë një ndër më të mëdhatë në historinë e njerëzimit, por karantina si metodë ka shekuj që përdoret.

Kryeministri Edi Rama ka postuar se si nisi karantina nga një dijetar persian, megjithëse karantina është këshilluar si metodë edhe më herët nga Profeti Muhamed, por ishte pikërisht ky dijetar që zgjeroi më tej studimet e tij rreth kësaj çështjeje.

Postimi Ramës:

Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta”.

Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën “Quarantena” (“Dyzeta” në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës “karantinë”. Kurani i Shenjtë thotë: “Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin” (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë.

Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenn