Aktualitet Rast i rrallë, i kërkuari nga drejtësia italiane vetëdorëzohet në Policinë e...

Rast i rrallë, i kërkuari nga drejtësia italiane vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës

Një person i kërkuar nga drejtësia italiane është dorëzuar këtë të hënë në ambientet e komisariatit nr.2 në Tiranë, në një akt që rrallë herë është dëgjuar në vendin tonë.

Sipas të dhënave, shtetasi R.(L). P., 36 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Për këtë arsye ai është paraqitur në polici, teksa kanë nisur procedurat me Interpol Romën për ekstradimin e tij.