Bota Rastet në fabrikën e mishit, rritet frikshëm shkalla e transmetimit të COVID-19...

Rastet në fabrikën e mishit, rritet frikshëm shkalla e transmetimit të COVID-19 në Gjermani

Shkalla e transmetimit COVID-19 në Gjermani është rritur në mënyrë dramatike pas përhapjes së shpejt në një impiant të përpunimit të mishit në Westfali, ku më shumë se 1300 punonjës rezultuan pozitivë.

Rastet e regjistruara në thertore kanë shtuar alarmin ndërsa të dhënat zyrtare raportojnë për një rritje të të prekurve me COVID-19 edhe pse fabrika e mishit dhe shumë shkolla u mbyllën.

“Ne kemi të bëjmë me rritjen më të lartë të infeksioneve. Në të gjithë rajonin verior të Westfali, që nga rihapja numri i të infektuarve po bie me 75 për qind, por këtu në zonën Gütersloh kemi probleme. Dhe rastet janë të lidhura me ngjarjen në impiantin e mishit“, tha kryeministri i rajonit të Westfali, Armin Laschet.

Numri R tregon shkallën përhapëse të koronavirusit. Gjatë fundjavës, sipas shifrave zyrtare nga instituti Roberth Koch nivelit u rrit nga 1.79 në 2.88.

Fabrikat e mishit punësojnë shumë punëtorë të huaj dhe autoritetet lokale po përpiqen të punësojnë  përkthyes polakë, bullgarë dhe rumunë për të shpjeguar nevojën për kufizime. Por në këto kushte përhapja e COVID-19 ka nxitur zemërimin e qytetarëve.

“Ata nuk kishin asnjë urdhër në fabrika. Nuk kishte kontroll të duhur në kantina dhe të tjera probleme. Duhet të kishin reaguar më mirë”, thotë një qytetar.

Përhapja e virusit në fabrikën e mishit është vetëm një vatër, pasi të tjera raste janë zbuluar në qendrat për azilkërkues dhe refugjatë të cilët punojnë me të vjelat marrin pjesë në mbledhjet familjare e fetare.