Aktualitet Rasti i parë me koronavirus në Kukës, do të testohen 35 mjekë...

Rasti i parë me koronavirus në Kukës, do të testohen 35 mjekë dhe infermierë

Një infermier i urgjencës ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke u bërë rasti i parë me koronavirus në Kukës.

Mësohet se infermieri ka pasur kontakt me 90-vjeçaren e shëruar nga Hasi. Burimet thonë se do t’iu bëhet tampon për 25 infermierë dhe 10 mjekë të spitalit të Kukësit, të cilët kanë pasur kontakt me infermierin.

Gjatë mëngjesit të sotëm është bërë dezinfektimi i pallatit ku banon infermieri në qytetin e Kukësit. Janë izoluar familja e tij dhe po bëhet hetimi epidemiologjik për kontakte që infermieri ka pasur gjatë këtyre ditëve edhe me pacientë.