Aktualitet Rrëzohet nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë 68-vjeçari në Tiranë

Rrëzohet nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë 68-vjeçari në Tiranë

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se ai është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte në rrugën “Niko Avrami”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.