Kryesore Rriten rastet e reja me Covid, asnjë humbje jete

Rriten rastet e reja me Covid, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid-19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Rastet e reja- Në 24 orët e fundit janë kryer 3025 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 47 qytetarë, në këto bashki: 19 raste në Tiranë, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Delvinë, Poliçan.

Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Situata në spitale- Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë.