Kryesore Samiti BE-Ballkani Perëndimor, për herë të parë do të mbahet në Tiranë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, për herë të parë do të mbahet në Tiranë

Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Lajmin e bën të ditur presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmes një postimi në Twitter.

“Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkruan Charles Michel në Twitter.

Kjo do të jetë hera e parë që ky samit do të mbahet në një prej vendeve të rajonit dhe për këtë është vendosur Tirana.

Pak ditë më parë, mediat në Beograd shkruan se Serbia ishte përjashtuar si opsion për mbajtjen e samitit për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat.

Në këtë samit të rëndësishëm, BE pritet të dërgojë një sinjal edhe më të fortë drejt Ballkanit Perëndimor duke shfrytëzuar momentin e krijuar nga lufta në Ukrainë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.