Sport Serie A, e para për gola të shënuar. La Liga në vend...

Serie A, e para për gola të shënuar. La Liga në vend të fundit

Kampionati italian nuk është më i kursyer në gola. Përkundrazi! Seria A është e para për rrjeta të realizuara në këtë sezon. Premier Liga renditet e katërta nga pesë kampionatet më të mira.

Seria A ka ndryshuar. Ndeshjet tipike perfekte me rezultatin 0-0 tashmë janë një kujtim. Tani skuadrat bëjnë një futboll të hapur dhe si synim kanë që të shënojnë një gol më shumë se sa kundërshtari.

Këtë e konfirmojnë edhe numrat! Deri më tani, në 19 javë të luajtura kampionati italian mban vendin e parë për gola të shënuar, krahasuar me katër kampionatet e tjera më të mira të Europës.

Në Serinë A janë realizuar 574 gola, 43 më shumë se sa Ligue 1, që mban vendin e dytë. Shifrat tregojnë se kampionati italian nuk është më i mërzitshëm si dikur.

Në vend të tetë është Bundesliga, ku në total janë shënuar 473 gola pas 17 javësh të luajtura. Ndërsa pavarësisht se konsiderohet si kampionati më i fortë i futbollit në botë, Premier Liga mban vendin e katërt me 470 rrjeta të realizuara në 18 javë. Pesëshen e mbyll La Liga, ku në total pas 19 javësh të luajtura janë realizuar 455 gola.