Bota SHBA: Ukraina mund të fitojë luftën me Rusinë

SHBA: Ukraina mund të fitojë luftën me Rusinë

Ushtare ukrainas prane Kievit

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin nisi bisedimet e mbrojtjes me më shumë se 40 vende në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani duke shprehur besimin se Ukraina mund të mbizotërojë kundër Rusisë në konfliktin dymujor.

“Ukraina ka nevojë për ndihmën tonë për të fituar sot dhe ata do të kenë ende nevojë për ndihmën tonë kur të përfundojë lufta. Siç thotë presidenti Biden, ndihma jonë për sigurinë ka shkuar drejtpërdrejt në vijën e parë të lirisë dhe për luftëtarët e patrembur. Miqtë e mi ukrainas, ne e dimë barrën që mbani të gjithë ju. Dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot, për të forcuar arsenalin e demokracisë ukrainase”.

Sekretari i Mbrojtjes përshkroi disa nga synimet e Shteteve të Bashkuara ndërsa vendi vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës në luftë.

“Pushtimi i Rusisë është i pabazë, i pamatur dhe i paligjshëm. Është një fyerje ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, është një sfidë për njerëzit e lirë kudo. Kombet me vullnet të mirë nga e gjithë bota qëndrojnë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit perandorak të Rusisë dhe kështu duhet të jetë”.

Ai u shpreh se administrata e Biden dëshiron një Rusi të dobësuar deri në atë shkallë sa ushtria e saj mund të mos ekzistojë më.