Ekonomi Bordi i Transparencës ul me 6 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ul me 6 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimin e ri për shitjen e naftës në vend.

Nga kjo e martë nafta do të shitet 226 lekë/litri. Ndërkohë, benzina do të shitet 206 lekë/litri dhe gazi 104 lekë për litër.

Tri ditë më parë çmimi i caktuar nga Bordi i Transparencës për naftën ishte 232 Lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 26.04.2022, ora 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Në njoftimin për mediat thuhet se vendimi vjen si reflektim i ndryshimit të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.