Aktualitet Sherr mes 3 personave në Tiranë, vdes në spital njëri prej tyre,...

Sherr mes 3 personave në Tiranë, vdes në spital njëri prej tyre, shpallet në kërkim një 25-vjeçar

Një 46-vjeçar, i identifikuar si Gentian Talja, ka mbetur i vdekur pas një konflikti mes 2 personave të tjerë 5 ditë më parë në Tiranë. Policia ka referuar në prokurori materialet për Artur Gjolenën, 41-vjeç dhe ka shpallur në kërkim Henri Gjapin, 25-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia thotë se më 31 mars, në rrugën ‘Vaso Pasha’, Henri Gjapi është konfliktuar me Gentian Taljan, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e dëmtimeve, Gentian Talja, ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi Artur Gjolena i cili ka goditur Henri Gjapin. Ndërkohë, Policia vijon punën për të arrestuar Henri Gjapin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj.”, njofton Policia e Shtetit.