Aktualitet Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari

Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë të mundur zbulimin dhe goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prostitucion nëpërmjet dhunës.

Në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i Vilson Gjatës 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i 70-vjeçarit Petrit Osmanllari, banues në Tiranë.

Autoritetet në një njoftim për mediat sqarojnë se një 27-vjeçare shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu e dhunonte.

Aktivitetin kriminal bashkëshorti të resë dhe i moshuarit e kryenin në apartamentin e këtij të fundit, i cili siguronte dhe klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.