Bota Shifra lufte nga Italia: 345 të vdekur këtë të martë, rreth 3...

Shifra lufte nga Italia: 345 të vdekur këtë të martë, rreth 3 mijë raste të reja

Italia vazhdon të ketë një mesatare të frikshme të vdekjeve nga COVID-19.

Këtë të martë kanë gjetur vdekjen 345 persona më shumë në raport me një ditë më parë.

Numri i viktimave brenda 24 orëve të fundit është thuajse i njëjtë me ato të ditës paraardhëse, ku pati 349 viktima.

Në total numri i viktimave në këtë vend ka shkuar 2503, bilanc vërtet i rëndë dhe tragjik.

Por ajo që shqetëson më shumë ka të bëjë me numrin e rasteve të rinj që janë regjistruar në 4 orët e fundit.

Autoritetet italiane bënë të ditur se janë 2989 raste të reja në të gjithë vendin në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e personave që kanë dalë pozitivë me COVID-19 në këto kohë në 26 mijë e 62 persona.

Nga kjo shifër deri tani janë shëruar 2941 persona, nga të cilët 192 në ditën e fundit.