Sport Shorti i Europa League: Kukësi dhe Teuta peshkojnë dy superklube, Laçi shmang...

Shorti i Europa League: Kukësi dhe Teuta peshkojnë dy superklube, Laçi shmang Tottenham

Shorti i Europa League sa i përket turit të dytë kualifikues është  hedhur sot në Nyon dhe i vetmi lajmi i mirë është fakti se Laçi nuk ka peshkuar Tottenham e frikshëm, por Hapoel Beer Sheva (ekipin izraelit që dikur mundi Interin në Europa League). Skuadra e Armando Cungut do të luajë në shtëpi ndaj ekipit izraelit.

Sakaq, short super i keq për Teutën dhe Kukësin. Skuadra durrsake ka peshkuar Granada, ekipin surprizë spanjoll, ndërsa do të luajë në Durrës.

Kukësi i Gegës do të përplaset me ekipin e madh gjerman, Wolfsburg, edhe verilindorët në “Air Albania”. Ndeshjet, siç dihet, janë me një ndeshje “teke”. Sakaq, Shkëndija do të udhëtojë në Rumani duke u përballur me Botosani.