Aktualitet Shpërthen goma e kamionit, vdes gomisti 20-vjeçar

Shpërthen goma e kamionit, vdes gomisti 20-vjeçar

Një aksident në punë i ka marrë jetën një punonjësi 20-vjeçar.

Viktima me iniciale R.T. ka qenë duke rregulluar gomën e një kamioni e cila ka shpërthyer dhe për pasojë i mori jetën gomistit 20-vjeçar për shkak të plagëve të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në një gomisteri në lagjen Nr.14/1 në zonën e Kënetës në Durrës rreth orës 08:50.

Në vendngjarje shkoi policia e cila nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave.