Sport Skenari Real-Juve, projektohet shkëmbimi i bujshëm mes dy mesfushorëve

Skenari Real-Juve, projektohet shkëmbimi i bujshëm mes dy mesfushorëve

Për momentin është thjesht një ide, por shkëmbimi mes Toni Kros dhe Miralem Pjaniç, është një nga mundësitë e merkatos së kësaj vere.

Zërat nga Spanja, shprehen se mesfushori boshnjak i Juventusit, është sërish nën radarët e presidentit Florentino Perez, pasi e provoi edhe verën e kaluar. Gjithashtu, Pjaniç pëlqehet edhe nga trajneri Zidan.

Dhe për të arritur tek ky shkëmbim, po mendohet që në Torino të ofrohet gjermani Toni Kros. Për momentin Juventusi është frenuar prej rrogës: Pjaniç fiton 6.5 milionë euro në vit, ndërsa Kros pothuajse dyfishin.

Gjithsesi, “Tuttosport” raporton se drejtori Fabio Paratiçi, mund të bënte një sforco ekonomike, pasi të vlerësojë edhe anën teknike të këtij operacioni.