Aktualitet Sokol Balla me “ndihmën” e Edi Ramës mund Blendi Fevziun dhe Ylli...

Sokol Balla me “ndihmën” e Edi Ramës mund Blendi Fevziun dhe Ylli Rakipin

Emisionet televizive gjatë mbrëmjes të së enjtes janë kthyer në një arenë përplasjesh për të fituar audiencën.

Sokol Balla ka bërë diferencën mbrëmjen e djeshme duke lënë pas emisionet e kolegëve Ylli Rakipi dhe Blendi Fevziu.

Referuar të dhënave të matësve të audiencës, Real Story është pozicionuar në vend të parë duke e mbajtur këtë vend gjatë të gjithë fashës së orarit.

Balla kishte ftuar kryeministrin Edi Rama i cili ishte përballë një paneli gazetarësh duke komentuar çështjen e negociatave me Greqinë dhe veçanërisht për kufirin detar.

Ndërkohë në vend të dytë u pozicionua Top Channel me emisionin e Ylli Rakipit që kishte ftuar në përballje dy konkurrentët për president të federatës së futbollit.

Në vend të tretë u pozicionua Tv Klan dhe Blendi Fevziu, të cilët kanë pasur një rënie të ndjeshme të audiencës së emisionit ditën e enjte.