Extra Solidaritet mes nënave, karroca fëmijësh në stacion për ukrainaset në arrati

Solidaritet mes nënave, karroca fëmijësh në stacion për ukrainaset në arrati

Ndihma e bukur e grave polake për refugjatet ukrainase  

Nëna që ndihmojmë në kohë luftë. Një varg i gjatë karrocash fëmijësh të kompletuara me batanije dhe gjëra të tjera për të sapolindurit në një stacion trenash në Poloni.

Kjo është një nga historitë që na ofron një tjetër fakt të luftës në Ukrainë. Një konflikt që sheh mes protagonistëve edhe mijëra gra, nëna, motra, të detyruara të lënë shtëpitë e tyre duke marrë me vetë fëmijët e të gjitha moshave, jo domosdomërisht vetëm fëmijët e tyre. Dhe refugjateve ukrainase, gratë polake kanë menduar t’iu lënë në stacionet e trenave karroca fëmijësh për tua bërë më të lehtë udhëtimin e tyre drejt një vendi të sigurt, larg luftës.