Bota I doli emri në përgjimet e një dosjeje të krimit të organizuar,...

I doli emri në përgjimet e një dosjeje të krimit të organizuar, ekzekutohet ish-missi

Policia ekuadoriane njofton se, ish-kandidatja për Miss Ekuador Landy Párraga, 23 vjeç, është vrarë në një restorant në qytetin e Quevedo, Ekuador. Ata njoftuan se gjithashtu po mbledhin informacione dhe prova për të zbardhur shkaqet e vrasjes së modeles.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar këto amje, që tregojnë momentin kur autori futet në restorant dhe qëllon në drejtim të modeles dhe një personi tjetër që ndodhej me të.

Párraga mbeti e vrarë në vendin e ngjarjes.

Sipas CNN, Párraga mori pjesë në konkursin Miss Ekuadori në 2022 duke përfaqësuar provincën e Los Ríos.

Në dhjetor të 2023 në disa prej bisedave të publikuara nga Prokuroria në kuadër të çështjes “Metastasis” ku po hetohet një strukturë e krimit të organizuar, ishte përmendur edhe emri i saj.

Në bisedë, trafikanti i drogës Leandro Norero i kishte thënë i shqetësuar Helive Angulo-s, administratore e pasurisë së Norero-s, se emri i Párragës figuronte në një hetim prokurorie për pastrim parash dhe prandaj nuk donte që të ishte i lidhur me viktimën.

Ish-kandidatja dhe modelja për Miss Ekuadori, Landy Párraga nuk foli publikisht për çështjen Metastasis muajt e fundit dhe nuk u procedua penalisht nga Prokuroria.