Bota Sondazhi: Rënie rekord e besimit në Putinin

Sondazhi: Rënie rekord e besimit në Putinin

Besimi i rusëve në Presidentin Vladimir Putin ra në nivelin më të ulët që nga viti 2006, duke u rritur me më shumë se 33 përqind, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Qendra Kombëtare Ruse për Hulumtimin e Opinionit Publik.

Besimi në qeverinë e Putinit ra 33.4 për qind javën e kaluar për shkak të rritjes së dobët ekonomike, të ardhurave në rënie dhe një rritjeje shumë të papëlqyeshme në kufirin e sipërm të moshës për daljen në pension.

Për shembull, besimi i Putinit në korrik të vitit 2015, pas aneksimit rus të Krimesë nga Ukraina ishte 71 përqind.

Sondazhi i dytë, i kryer nga Qendra Levada në dhjetor 2018, tregon se 53 përqind e të anketuarve nuk pajtohen me politikat e qeverisë ruse.

Llogaritet se përfshirja në luftën aktuale në Siri dhe konflikti në Ukrainë ka patur një kosto të madhe për standardet e jetesës së popullsisë. Që nga viti 2014, të ardhurat në dispozicion kanë rënë dhe pritet të jetë një rënie e mëtejshme këtë vit, sipas Shkollës Ekonomike në Moskë.

Pas rritjes prej 1.7 përqind të vitit të kaluar, GDP e Rusisë duhet të rritet me 1.4 përqind këtë vit, sipas Reuters.

Politika e jashtme ruse është shndërruar gjithashtu në një kosto të madhe politike. Sanksionet gati pesëvjeçare të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, të vendosura pas aneksimit të Krimesë, i kanë vënë korporatat e mëdha nën presion. Shpresa se këto sanksione do të hiqen këtë vit janë zhdukur pasi Rusia kapi tre anije të Ukrainës në brigjet e Krimes nëntorin e kaluar.