Bota Të dielën Kosova zgjedh kryetarët e komunave në balotazh, përballje e fortë...

Të dielën Kosova zgjedh kryetarët e komunave në balotazh, përballje e fortë në Prishtinë

Sot përmbyllet fushata e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Qytetarët e 21 komunave të dielën e 14 nëntorit do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ri të komunave.

Në pjesën më të madhe të 21 komunave, përballjet e kandidatëve të balotazhit janë mes Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përgjatë kësaj kohe në mbështetje të kandidatëve për kryetarë të komunave kanë qenë edhe liderët e subjekteve politike.

Një prej përballjeve më të forta është ajo e Prishtinës, ku në balotazh dolën Arben Vitia i Vetëvendosjes dhe Përparim Rama i LDK-së.

Po ashtu, në Prizren garojnë Mytaher Haskuka i LVV dhe Shaqir Totaj PDK.

Zgjedhje do të jetë edhe në Gjakovë, ku përballë janë Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lila e LVV

Garë e fortë pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, Podujevë, Drenas dhe Kaçanik. Në pjesën më të madhe të 21 komunave, përballjet e kandidatëve të balotazhit janë mes Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të mbajtura më 17 tetor, 42.50% e qytetarëve të Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të votuar kandidatin e tyre i cili do të udhëheq për katër vite me komunën që ata jetojnë.

Në 17 komuna partitë politike kanë shënuar fitore dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do të garojë në balotazh në 12 komuna.