Politika “Thumbi” i Ramës që u prit me humor nga Soreca dhe Yuri...

“Thumbi” i Ramës që u prit me humor nga Soreca dhe Yuri Kim

Në mbledhjen e radhës të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit të pranishëm ishin edhe ambasadorët e vendeve të huaja. Kryeministri Edi Rama, vuri theksin tek shpejtësia gjatë procesit të rindërtimit.

Kreu i qeverisë theksoi se procedurat e Bashkimit Europian janë shumë burokratike, të gjata dhe marrin kohë duke “thumbuar” ambasadorin e BE-së Luigi Soreca në lidhje me çeljen e negociatave.

Rama kujtoi samitin e Zagrebit që pritet të mbahet javët e ardhshme dhe duke iu drejtuar me humor ambasadorit të BE-së tha se kësaj radhe “dasma do të thirret nga ju (BE)”.

Kjo deklaratë e kreut të ekzekutivit u prit me humor nga ambasadori Soreca dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“Shpejtësia këtu është shumë, shumë e rëndësishme. Nuk mund t’u themi dot njerëzve që dëgjoni nuk mund ta bëjmë ende këtë X gjë sepse ky miku, apo ky tjetri ka procedura për të ndjekur. Ne e dimë që procedurat e BE-së tipikisht janë shumë të gjata, marrin kohë, por që nuk mund t’i them unë njerëzve që e dini si shkon puna në BE. Për këtë arsye e them që ajo çfarë ju thatë ishte një ditë e madhe pas tre javësh. Por çështja është që ne kemi qenë të përgatitur edhe në të shkuarën për këtë ditë. Jemi veshur, jemi krekosur kemi qenë edhe në tryezë duke treguar më të mirën tonën, por ju nuk erdhët na keni lënë të presim. Nëse nuk ndodh kështu kësaj here, mendoj se dasma do të thirret nga ju kësaj radhe. Ne jemi të përgatitur të vijmë. I kemi përgatitur ato veshje që kushedi sesa kohë kanë që po presin për t’u veshur”, tha Rama.