Aktualitet Tjetërsoi pronën dhe e shiti, arrestohet topografi i Bashkisë Himarë

Tjetërsoi pronën dhe e shiti, arrestohet topografi i Bashkisë Himarë

Policia e Vlorës ka arrestuar topografin e Bashkisë së Himarës, Elton Marko, pasi dyshohet se ka tjetërsuar një pronë në Dhërmi, të cilën më pas e ka shitur te persona të tjerë.

Vendimi për arrestimin e Markos ishte dhënë që më datë 6 nëntor, tha Policia.

Ai akuzohet për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Marko, banues edhe vetë në Himarë, dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur te persona të tjerë.