Opozita Topalli dhe Bregu bojkotojnë protestën e Bashës

Topalli dhe Bregu bojkotojnë protestën e Bashës

Deputeti Arben Ristani i pyetur nga gazetarët si një nga organizatorët e protestës se pse munguan sot në protestë deputetet Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli, tha se nuk e kishte vënë re mungesën e tyre.

“Nuk e vura re, unë isha në mes të njerëzve, shumë nga kolegët ishin” tha ai. Sakaq, gazetarja e “News24” tha se kishte mësuar për zonjën Majlinda Bregu se ajo ndodhej në një vizitë zyrtare në Amerikë dhe ende nuk është kthyer.

Ndërsa për deputeten Topalli, e cila nuk është parë në protestën e sotme të opozitës, gazetarja tha se nuk ka arritur të komunikonte me të.