Bota Tragjedi që nuk përshkruhet: Italia shënon 627 viktima në një ditë

Tragjedi që nuk përshkruhet: Italia shënon 627 viktima në një ditë

Tmerri që po kalon Italia, sidomos ajo e veriut nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Lajmet që vijnë nga vendi fqinj janë tmerruese.

Vetëm këtë të premte kanë humbur jetën 627 persona nga COVID-19.

Për fat të keq ky është një rekord për viktimat brenda 24 orëve në Itali.

Gjysma e viktimave janë vetëm në Lombardi.

Shefi i emergjencave civile në Itali, Borrelli deklaroi se në total numri i viktimave ka shkuar në 4032 persona.

Ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 4670.

Të shëruarit janë rritur me 689 më shumë duke shkuar në 5129, ndërkohë që numri total i të infektuarve ka shkuar në 37 860.