Kosova Tre të vdekur dhe 119 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Tre të vdekur dhe 119 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Kosova vijon të përballet me pasojat e Covid-19, ndërsa numri i rasteve të reja dhe i të vdekurve paraqitet relativisht i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë kryer 474 teste të dyshuara për Covid-19, ndërsa 119 prej tyre kanë rezultuar pozitivë dhe tre qytetarë kanë humbur jetën.

Autoritetet shëndetësore kanë kryer deri tani mbi 53 mijë testime të dyshuara, ndërkohë janë konfirmuar 13.910 persona të prekur.

Numri i viktimave në Kosovë që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot ka shkuar në 551, shifër kjo e lartë krahasuar me numrin e popullsisë. Gjithashtu, janë shëruar edhe 187 pacientë duke e çuar numrin e tyre në 10.300, që nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat, që qeveria kosovare, ka hartuar me qëllimi frenimin e shpejtë të pandemisë.