Horoskopi Tri shenjat e horoskopit që ndahen nga ju pa ju lajmëruar dhe...

Tri shenjat e horoskopit që ndahen nga ju pa ju lajmëruar dhe zhduken

Këto shenja janë gati t’ju surprizojnë, por jo në kuptimin e mirë.

Dashi: Ata bien në dashuri shpejt … dhe humbin ndjenjat edhe më shpejt

Kur një Dash bie në dashuri me ty, nuk do të kalojë shumë kohë para se ta kuptoni. Ata ju ndjekin çdo hap, janë të vendosur për t’ju bërë të tyret. Një Dash thjesht e pëlqen të ndjekë. Nëse bini në prenë e tyre duhet të shqetësoheni. Nuk është e zakonshme që një Dash të humbasë interesin sapo gjërat fillojnë të qetësohen. Sapo pasioni të shuhet dhe të zëvendësohen nga një marrëdhënie e qetë, e qëndrueshme, një Dash mund të mërzitet. Ata jetojnë për dramën, gëzimin dhe dëshirë. Nëse nuk do ta marrin nga ju, do të heqin dorë nga marrëdhënia pa hezitim. Ata do të largohen po aq befas sa edhe erdhën. Ju nuk do të keni kohë as ta kuptoni.

Ujori: Një minutë janë aty, dhe tjetrën …

Fillimisht një Ujor duhet të merret me të mira që të përfshihet në një marrëdhënie. Kjo shenjë ajri ka shumë frikë se mos gjërat bëhen shumë serioze shumë shpejt. Ata kanë fobi të përkushtohen. Sidoqoftë, kur ata vendosin t’i japin fund marrëdhënies së tyre, ata e bëjnë atë sa më shpejt dhe me sa më pak përpjekje të jetë e mundur.

Ata thjesht nuk dinë si të përballen me ndjenjat e dhimbjes dhe nuk i duron situatat emocionale. Pamja juaj duke qarë i bën ata të mos ndihen komod. Edhe më e tmerrshme është ideja e tyre që të qajnë. Pra, një Ujor thjesht do të shfaqet për të dhënë lajmin dhe më pas do të zhduket pa lënë gjurmë. Madje mund të mos e bëjnë këtë gjë as personalisht. Ata thjesht mund të lënë një shënim, të dërgojnë një mesazh ose t’ju telefonojnë.

Bricjapi: Për ta ka marrë fund, nuk ka më shumë për të thënë

Bricjapët i shikojnë emocionet nga një këndvështrim shumë logjik. Ata janë gjithashtu një nga shenjat më pesimiste. Kur janë seriozë me ju, janë shumë të sigurt në marrëdhënie. Por në momentin që fillojnë të kenë mendime të dyshimta, nuk do të rrinë t’i analizojnë. Nëse marrëdhënia e tyre nuk iu duket aq perfekte, një Bricjap nuk do ta ketë problem të largohet. Atyre gjithashtu nuk u duhet fare kohë për të marrë vendimin.

Jo vetëm që i përfundojnë gjërat aty për aty, por as nuk e zbukurojnë pak arsyen. Ata do t’ju tregojnë saktësisht pse nuk po funksionon, saktësisht pse nuk do të funksionojë kurrë, dhe pastaj do t’ju lënë ta kaloni vetë të gjithën këtë.