Extra “Trofeu im sot është trofe për të gjithë shqiptarët”! Alketa Vejsiu, një...

“Trofeu im sot është trofe për të gjithë shqiptarët”! Alketa Vejsiu, një ndër prezantueset “Sanremo 2020”

Pak më parë Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin më të rëndësishëm të karrierës.

Ajo ka treguar se do të jetë një ndër prezantuesey e festivalit ‘Sanremo 2020” krah figurave më të rëndësishme në Itali.

Ajo është bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera.

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa mjaft e entuziazmuar në Instagram.

Në një tjetër status ajo shkruan: “Kjo eshte Endrra per te cilen ju kisha folur! Endrra per te cilen kam punuar dhe besuar fort qe 12 vjec! Endrra qe Frymezoi Festivalin e 58 te Kenges! Italia qe pas Shqiperise time eshte pa as me te voglin dyshim Vendi me i Bukur ne Bote! Trofeu im sot eshte trofe per te gjithe Shqiptaret!❤️ 🇦🇱 🇮🇹 #sanremo2020 #sanremo”

Këtë vit festivali i rëndësishëm i muzikës në Itali “Sanremo” do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt.

Mediat italiane kanë shkruar për përzgjedhjen e prezantueses shqiptare dhe thonë se ajo përveçse e bukur është perfeksioniste dhe meriton te jetë krah emrave të rëndësishëm.