Bota Trump: Falë mjekëve ndihem mirë

Trump: Falë mjekëve ndihem mirë

Disa orë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, Presidenti amerikan Donald Trump është shtruar qendrën spitalore të ushtrisë amerikane Walter Reed, pranë Uashingtonit, për trajtim mjekësor.

Mjeku i Trump, Sean Conley, tha të shtunën përmes një konference për media nga spitali ku po trajtohet Presidenti, se ai deri tani është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

“Presidenti është në gjendje mjaft të mirë. Deri në këto momente, ekipi dhe unë jemi të lumtur me progresin që ka bërë Presidenti”, tha Conley.

Vetë Presidenti Trump në një reagim në rrjetet sociale falenderoi të gjithë ekipin e mjekëve.

“Doktorët, infermierët dhe gjithë ata në qendrën mjekësore “Great Walter Reed”, si dhe ata në gjithë institucionet e ngjashme, janë të mrekullueshëm. Progres i jashtëzakonshëm është bërë në 6 muajt e fundit duke luftuar këtë murtajë. Me ndihmën e tyre unë po ndihem më mirë”, shkroi Trump nga spitali ku po kurohet.