Sport U infektua nga koronavirusi, vdes nëna e Pep Guardiolës

U infektua nga koronavirusi, vdes nëna e Pep Guardiolës

Nëna e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, ka vdekur pas infektimit me koronavirus. Kështu ka njoftuar klubi anglez, përmes një “tweet”, ku shkruhej: “Familja e Manchester City është e hidhëruar të raportojë sot vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carrió në Manresa, Barcelonë, pas prekjes nga “Coronavirus”. Ajo ishte 82 vjeç. Të gjithë në klub i shprehin simpatinë dhe mbështetjen e përzemërt Pep në këtë kohë shqetësuese, familjes së tij dhe të gjithë miqve të tyre”.

Guardiola, 49 vjeç, muajin e kaluar dhuroi 1 milion € për të ndihmuar luftën kundër Covid-19 në Spanjë.

Ai, gjithashtu, publikoi një video si pjesë e nismës së klubit, “Cityzens At Home”, duke u bërë thirrje tifozëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin këshillat e shkencëtarëve, mjekëve dhe infermierëve.