Aktualitet U rrëzuan teksa mblidhnin ullinj, humbin jetën 2 persona në Vlorë dhe...

U rrëzuan teksa mblidhnin ullinj, humbin jetën 2 persona në Vlorë dhe Sarandë

Një person ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Vlorë pasi ka rënë aksidentalisht nga një pemë ulliri. Mësohet se 65-vjeçari ishte duke mbledhur ullinj.

“Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Më vonë, uniformat blu të Sarandës njoftuan se në Ksamil, ndërroi jetë një 62-vjeçar tjetër, i cili po ashtu u rrëzua duke mbledhur ullinj.

“Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Po ditën e sotme, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, një punonjës i gjelbërimit. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.