Aktualitet Vdekja e Bujar Nishanit, reagon kryeministri Rama

Vdekja e Bujar Nishanit, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri shkruan: “U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes.”

Mesazhe ngushëllimi për familjen e ish presidentit kanë bërë drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe opozitës, të cilët mes të tjerash vlerësuan dhe figurën e tij.

Bujar Nishani u shua në moshën 56-vjeçare në Gjermani, ku ndodhej në gjendje kritike për jetën prej disa javësh dhe mbahej në jetë me aparatura.