Politika Vdekja e mjekut Mihal Kërci nga Covid-19, Meta apelon për masa urgjente

Vdekja e mjekut Mihal Kërci nga Covid-19, Meta apelon për masa urgjente

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut anestezist Mihal Kërci si pasojë e koronavirusit. Në një postim në Facebook, kreu i Shtetit ndërsa shprehet ngushëllimet për mjekun Kerci, shprehet se kjo humbje kërkon reflektim të thellë

Ai bën thirrje për marrjen e masave urgjente si sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor.

“Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë. Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor. Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre. Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor. Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar. Janë këto disa nga masat më urgjente dhe efektive, që duhen marrë sa më parë”.

Ndarja nga jeta e Dr.Mihal Kërcit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, është një lajm shumë i hidhur për…

Posted by Ilir Meta on Sunday, 13 December 2020

Sipas Metës çdo investim në këtë drejtim, është investim jo vetëm për jetën dhe shëndetin e mjekëve por edhe për shëndetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, veçanërisht në këto kohë të vështira pandemie.

Edhe kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut anestezist Mihal Kërci. Në një mesazh ngushëllimi në Facebook, Basha shprehet se kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre.

Përmes një fotoje të 25 mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi, ai shprehu mirënjohjen për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë.

Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen,…

Posted by Lulzim Basha on Sunday, 13 December 2020