Bota Vdes diplomati i njohur Eduard Kukan, ishte një nga mbështetësit e Shqipërisë

Vdes diplomati i njohur Eduard Kukan, ishte një nga mbështetësit e Shqipërisë

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare politikani i njohur sllovak Eduard Kukan pas problemeve me zemrën.

Në nderim të tij, Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një minutë heshtje.

Kukan nga viti 1998-2006 ka qenë ministër i Jashtëm i Sllovakisë. Në vitin 1999, Kukan u emërua i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, një rol që e mbajti së bashku me Carl Bildt.

Në 2009 u bë pjesë e Parlamentit Europian dhe ka shërbyer në Komitetin e Punëve të Jashtme.

Ai shërbeu gjithashtu edhe si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Ballkanin, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së Kofi Annan.

Eduard Kukan ishte një nga mbështetësit e Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe shpesh ishte pjesë e delegacioneve ndërkombëtare që ndërmjetësonin krizat  në politikën shqiptare.

Vitet e fundit, ai shërbeu si një nga bashkë-lehtësuesit në Dialogun Ndërpartiak për kushtet elektorale në Serbi.