Kulturë Vdes në moshën 67-vjeçare aktori i njohur Ray Liotta

Vdes në moshën 67-vjeçare aktori i njohur Ray Liotta

Lamtumirë Ray Liotta! Aktori i njohur ndër të tjera për rolin e tij protagonist në filmin “Goodfellas”, ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në moshën 67-vjeçare.

Aktori ka ndërruar jetë teksa ishte në gjumë.

Liotta ndodhej aktualisht në Republikën Dominikane ku po xhironte filmin “Dangerous Waters”.

Liotta mori famë botërore me filmin e vitit 1990 “Goodfellas” me regji të Martin Scorsese, një ngjarje e bazuar mbi historinë e vërtetë të mafiozit njujorkez Henry Hill, ku luajti në krah të Robert De Niro dhe Joe Pesci.

Aktori me origjinë italiano-skoceze ishte bashkë me të fejuarën në Republikën Dominikane.

Sipas autoriteteve, vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.