Bota Vendimi historik: Kompania franceze shpallet fajtore për vetëvrasje të punonjësve të saj

Vendimi historik: Kompania franceze shpallet fajtore për vetëvrasje të punonjësve të saj

Kompania franceze e telekomunikacionit Orange është shpallur fajtore për një seri vetëvrasjesh të punonjësve të saj gjatë një shkarkimi masiv, ku dhe ish-drejtori i saj është dënuar me burg.

E konsideruar si një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në botë, Orange është gjobitur me 75,000 euro dhe është urdhëruar të paguajë qindra mijëra më shumë në kompensim për vetëvrasjet e punonjësve gjatë viteve 2000, në kohën e ristrukturimit të kompanisë.

Orange, e quajtur atëherë Telekom France, është kompania e parë e madhe franceze që gjykohet me akuzën e një mobilizimi kolektiv të institucionalizuar, dhe vendimi i sotëm historik mund të rrisë mundësinë që biznese të tjera për t’u përballur me procese të ngjashme ligjore.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Orange-s, Didier Lombard është dënuar me katër muaj burg dhe me gjobë në 15,000 euro.

Drejtuesit e tjerë të kompanisë janë dënuar me burg të shkurtër dhe do të duhet të paguajnë mijëra euro.

Ata mohuan përgjegjësinë për vetëvrasjet e njerëzve që nuk i njihnin. Gjykata, megjithatë, vendosi që ata dhe ndërmarrja ishin fajtorë për lëvizje kolektive, duke thënë në aktvendim se “metodat e përdorura për të shkurtuar 22,000 vende pune ishin të paligjshme”.

Avokatët e Orange-s thanë që shkurtimet e vendeve të punës ishin një pjesë e domosdoshme e procesit të privatizimit të Telekomit Francez në pronësi të shtetit.

Dhjetëra punonjës kryen vetëvrasje gjatë procesit të ristrukturimit të kompanisë. Në fokus të gjykimit ishin 39 raste: 19 vetëvrasje, 12 përpjekje vetëvrasjeje dhe tetë raste të depresionit të rëndë midis viteve 2006 dhe 2009.

Vetëvrasjet e punonjësve të tjerë nuk mund të lidheshin drejtpërdrejt dhe vetëm me punën e tyre.

Kompania është ende mbizotëruese në Francë sot, që vepron në 26 vende në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.